Katër shenja që tregojnë se ai nuk bën për ju

Katër shenja që tregojnë se ai nuk bën për ju


Fun


Gazeta Express

19/05/2023 1:58

Shpeshherë keni
tendenca për t’u futur me një lidhje posa të zbuloni që keni një lloj lidhje me
të apo disa shkëndija pasioni. Por, koha kalon dhe ju filloni ta kuptoni që me
të vërtetë nuk ju pëlqen apo nuk përshtateni tërësisht me këtë person.

Në fillim të lidhjes
zakonisht bëni vendimet për shkak të joshjes që e ndjeni, në vend se të mendoni
realisht dhe logjikisht për t’i marrë vendimet e duhura.

Pas një kohe filloni
të përjetoni gjëra të ndryshme dhe shumica nga to janë shenja që tregojnë se ai
nuk është për ju.

Nuk ndjeheni komode
kur ai është afër jush

Pavarësisht se cila
është arsyeja, ju nuk ndjeheni komod afër tij! Ndjeheni sikurse jeni duke aktruar
apo thjesht po përpiqeni shumë të paraqiteni e lumtur para tij. Kjo do të thotë
se po përpiqeni të jeni shoqe e dikujt dhe lidhje të tilla nuk zgjasin shumë.

Ka më shumë mendime
të ndryshme sesa marrëveshje

Është e vërtetë se dy
njerëz asnjëherë nuk mund të pajtohen për çdo gjë, por gjithmonë njëri nga ta
duhet të arrijë kompromis në një pikë për ta bërë lidhjen të zgjatë. Sidoqoftë,
nëse gjëra të tilla ndodhin në suaza të rregullta, atëherë është koha ta
kuptoni se ai nuk është për ju!

Nuk ndjeni emocione
kur e takoni

A e gjeni veten duke
shikuar në pasqyre para se ta takoni? Apo vazhdoni të provoni fustane një pas
një pas një kur e dini se do ta takoni? Nëse përgjigja është jo, kjo do të
thotë se nuk keni emocione që do të takoheni me të.

Nuk dëshironi që ai
të takohet me shoqërinë tuaj

Nëse nuk dëshironi që
ai të takojë shoqërinë tuaj, kjo do të thotë se frikësoheni se shoqërisë suaj
nuk do t’i pëlqejë, apo thjesht dëshironi t’i mbani disa sekrete për vete.