Grenelli sërish kritika Kurtit për mos-zbatim të marrëveshjes, përmend Edi Ramën e Hashim Thaçin



Autori: Gazeta inFokus


23:43 | 18 May 2023

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj një deklarate të senatorit amerikan Bob Menendez se Vuçiq duhet të bëjë paqe me Kosovën nëse dëshiron që Serbia të ketë një të ardhme.

Grenell ka thënë se për të bërë paqe nevojiten dy persona, duke shtuar se “Albin Kurti s’ka implementuar pika për të cilat janë pajtuar, për vitë të tëra”

Grenell ka pyetur se pse s’po flitet asgjë për Hashim Thaçin, kur tashmë kryeministri i Shqipërisë si vend aleat në NATO është i palumtur se si Evropa dhe Haga e kanë trajtuar Hashim Thaçin.

Këtu ish-emisari i presidentit amerikan rikujton se Joe Biden e kishte thirrur edhe George Washington.

It takes two. @albinkurti hasn’t implemented agreed upon points from many years ago.