Arrestohet një person në Malishevë, rrahu nënën dhe gjyshen



Autori: Gazeta inFokus


08:50 | 18 May 2023

Një person është arrestuar në Malishevë.

Ai dyshohet se rrahu nënën dhe gjyshen e tij.

E arsye për këtë ngjarje thuhet se ato nuk i kanë dhënë para.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.