Taravari i ftuar në ngjarjen më të rëndësishme të Kongresit, festimit vjetor të ndarjes së Çmimeve për Burrështetas, organizuar nga FMC Statesmanship Awards Celebration

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, është i ftuar në ngjarjen më të rëndësishme të Kongresit, festimit vjetor të ndarjes së Çmimeve për Burrështetas, organizuar nga FMC Statesmanship Awards Celebration (Shoqata e ish-anëtarëve të Kongresit Amerikan). Në këtë ngjarje, për punën e tyre përtej partiake, do të nderohen Senatorja, Kirsten Gillibrand, Kongresisti, Ami Bera (Demokrat), Senatori, John Cornyn dhe Kongresisti, Michael McCaul (Republikan).

Ky çmim u ndahet personaliteteve të ndryshme, të shquar për guximin, përkushtimin, pasionin për përparimin e demokracisë dhe që kanë demonstruar një përkushtim të përjetshëm ndaj shërbimit të tyre. Çmimet “Statemanship” janë dypartiake dhe u jepen anëtarëve demokratë dhe republikanë të Kongresit për të njohur shërbimin e tyre të shquar në Kongres dhe angazhimin për të përmirësuar jetën e të tjerëve.

Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe shumë personalitete te rëndësishme të Kongresit dhe Senatit të SHBA, si dhe figura dhe udhëheqës të Ligës Shqiptaro-Amerikane.