Pjesa e parë: Dominim total i Cityt ndaj Realit

Pjesa e parë: Dominim total i Cityt ndaj Realit


Futboll


Gazeta Express

17/05/2023 21:49

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, e vlefshme për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 2:0 për Manchester Cityn, shkruan Gazeta Express.

Ishte Bernardo Silva që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes.

Prapë portugezi doli në skenë për ta dyfishuar epërsinë në minutën e 37-të.

Gjatë gjithë kohës, anglezët ishin në dominim total të ndeshjes.

Te Real Madridi vlen të përmendet shtylla e goditur nga distanca nga Kroos.