City – Real, gjigantët e kërkojnë sonte rrugën drejt Stambollit

City – Real, gjigantët e kërkojnë sonte rrugën drejt Stambollit


Futboll


Gazeta Express

17/05/2023 13:15

Manchester
City dhe Real Madridi do ta kërkojnë sonte biletën e dytë që çon në finale të
Ligës së Kampionëve pasi atë të parë e preu mbrëmë Interi.

Skuadrat
luajtën baras 1:1 në duelin e parë të zhvilluar javën e kaluar në “Santiago
Bernabeu”.

Kevin
de Bruyne e nivelizoi rezultatin pasi paraprakisht kishte realizuar Vinicius
Junior, shkruan “Gazeta Express”.

E
tash, “Citizens” do të bëjnë çmos për ta siguruar finalen e dytë të Championsit
në histori të tyre.

Erling
Haaland është i vendosur për ta marrë në dorë skuadrën dhe për ta çuar drejt
Stambollit pasi në lojën e parë ishte një hije pasi u mbulua për mrekulli nga
Antonio Rudiger.

Pep
Guardiola synon ta dërgojë në “Etihad Stadium” trofeun e Championsit pas
dominimit absolut në vitet e fundit në Premierligë.

Nga
ana tjetër, “Los Blancos” do të mundohen ta shfrytëzojnë përvojën e tyre për të
shkuar në finale për herë të dytë radhazi, shkruan “Gazeta Express”.


drejtuar nga Vinicius dhe Benzema, ekipi i Carlo Ancelottit shkon me optimizëm
në Angli ndonëse kundërshtari shihet si favorit për të shkuar në finale.

Ndeshja
mes Manchester Cityt dhe Real Madridit do të luhet sonte duke filluar nga ora
21:00. /Gazeta Express/