(VIDEO) Qeveria miraton rekomandime për ndalimin e dhunës në shkolla





Qeveria në seancën e sotme miratoi një sërë rekomandimesh të destinuara kryesisht për shkollat si dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në funksionimin e sistemit edukativo arsimor. Synohet kujdes në këtë periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme në drejtimin e rritjes së sigurisë në objekte shkollore dhe parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve. Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri  tha se bëhet fjalë për 10 rekomandime të Qeverisë që janë fryt i një procesi të gjërë konsultimesh.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT 

“Rekomandojmë që të gjithë pushtetet vendore në bashkëpunim me qendrat ndërkomunale për punë dhe politikë sociale të formojnë ekipe profesionale në nivel komunash fokusi I të cilave do të jetë bisedë me secilin fëmijë, nxënës në secilën shkollë. E dyta rekomandohet që këshilli shtetëror për parandalimin e delikuencës së fëmijëve të dorëzoj informacion për punën”.

Ndër rekomandimet tjera tha ai janë edhe realizimi i takimeve ndërmjet shkollave fillore dhe të mesme me prindërit  për të diskutuar rreth të gjitha zhvillimeve të procesit mësimor.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT

“Çdo shkollë duhet të bëjë protokolle në mënyrën e shfrytëzimit të celularëve të nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë kohës së orëve të mësimit dhe hapësirave shkollore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe byroja e zhvillimit të Arsimit do të përgatis listë të resurseve për të cilat do të diskutohet në orët e mësimit”.

Shaqiri theksoi se rekomandohet që komunave të Qytetit të Shkupit në programin e ri vjetor për punën e shkollave të zhvillojnë dhe forcojnë në mënyrë shtesë programet parandaluese për promovimin e mirëqenies së nxënësve, mbrojtjen nga dhuna dhe parandalimin e keqpërdorimit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/