Sonte çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,60 % në raport me vendimin e datës 8.5.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,761 %, te nafta për 2,455 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,227 % dhe te mazuti ulja është 1,217 % . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,259%

Nga data 16.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:


Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 77,50 (denarë/litër)


Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 79,50 (denarë/litër)


– Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 67,50 (denarë/litër)


Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 66,50 (denarë/litër)


Mazut М-1 SU 38,882 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 16.5.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.