Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në Hagë u drejtua në Konferencën për fillimin e projektit EURODREJTËSIA

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në Hagë u drejtua në Konferencën për fillimin e projektit EURODREJTËSIA  

 

 

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në Hagë u drejtua në Konferencën për fillimin e projektit EURODREJTËSIA “Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar në drejtësinë penale në Ballkanin Perëndimor“.  Bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe EURODREJTËSIA-së është me rëndësi të veçantë, përfshirë edhe nga aspekti i procesit të eurointegrimeve me të cilin vendi ynë për momentin po ballafaqohet. Në fjalimin e tij, Ministri Lloga tha se me rëndësi të veçantë për përballjen me krimin ndërkufitar është përkushtimi nga ana e EURODREJTËSIA-së, më tepër të angazhohet me partnerët e Ballkanit Perëndimor në drejtim të fuqizimit të kapaciteteteve të shteteve në përballjen me krimin ndërkufitar, nëpërmjet të sigurimit të ndihmës operative dhe teknike dhe mbështetjes dhe thjeshtësimit të zbatimit të hetimeve të përbashkëta.             

 

Një segment veçanërisht i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë strategjik dhe partneritetit paraqet edhe prokurori ndërlidhës nga Republika e Maqedonisë së Veriut në EURODREJTËSIA dhe këtu dua ta potencoj edhe rolin е qartë dhe pjesëmarrjen aktive në arritjen e rezultateve të deritanishme të Prokurores Ndërlidhëse aktuale, Lençe Ristoska.

 

Prandaj, ideja për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe emërimin e një prokurori të përhershëm ndërlidhës është reciproke dhe ka mbështetjen time të plotë. E kjo sidomos, sepse besoj se emërimi i një prokurori publik ndërlidhës me qëndrim të përhershëm në Hagë do të kontribuojë në një përmirësim të dukshëm të rezultateve në ndjekjen e krimit ndërkufitar, por edhe në ngritjen e kapaciteteve nacionale”, thekson Lloga. 

 

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, shprehu bindjen se nga ana e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut shumë shpejtë do të përfundojnë procedurat e nevojshme për prurjen e vendimit për shpallje për paraqitjen e kandidatëve për Prokuror Publik Ndërlidhës nga Republika e Maqedonisë së Veriut në EURODREJTËSIA, të cilat ende janë duke u zhvilluar dhe se pritet që së shpejti nga ana e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut të informohemi për kandidatin e përzgjedhur. Ministri Lloga njoftoi se është miratuar edhe Rregullore për mënyrën e bashkëpunimit në mes të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Drejtësisë me EURODREJTËSIA. Duke u nisur nga nevoja për të mundësuar efektivitet dhe efikasitet më të madh në punë, është përgatitur teksti i Rregullores, i cili në masë të madhe rregullon koordinimin ndërinstitucional dhe koordinimin me prokurorin ndërlidhës.

 

“Edhe një herë dua të përshëndes zbatimin e projektit me të cilin EURODREJTËSIA po fillon të punojë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me të cilin padyshim do të fuqizohet dhe përparohet bashkëpunimi mes prokurorive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe do të mundësohet përballim më i lehtë me krimin ndërkufitar”, tha Ministri Lloga nga Haga.