KF Bashkimi Kumanovë edhe matematikisht siguron balotazhin për Ligën e dytë!

KF Bashkimi nga Kumanova me rezultat 3:1 ka mundur ekipin Bashkimi Luboten si dhe “matematikisht” dhe është shpallur kampion i ligës së tretë – Veri të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Me këtë fitore kumanovarët kanë grumbulluar 70 pikë, njëmbëdhjetë më shumë se skuadra e BVK Kojnare, ku edhe dy gjiro kanë ngelur për të mbaruar kampionati 2022/2023, informon tvfesta.mk

Përkundër dominimit të plotë në terren gjatë tërë takimit, për shkak të imperativit të fitores, skuadra e Bashkimit nga Kumanova e përkrahur edhe nga një numër i madh tifozësh në stadiumin “Ilirët”, ia doli që të shënojë fitore dhe t’i gëzojë tifozët e saj besnik./tvfesta.mk