Sjellja me kolegët që nuk ndalen së foluri

Sjellja me kolegët që nuk ndalen së foluri


Fun


Gazeta Express

13/05/2023 1:38

Kolegët tepër llafazanë mund të mos duken
si një problem shumë i vogël në ambient pune, por me kalimin e kohës ata mund
të shndërrohen në një shqetësim shumë të madh për ju. Ata shumë shpejt mund të
ndikojnë në uljen e produktivitetit tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni më të ngarkuar
se zakonisht.

Akademi Pune ju përcjell disa këshilla që ju
ndihmojnë të përballeni me lehtë me një koleg/e të tillë dhe të ruani qetësinë
dhe ta keni produktivitetin në nivelin e duhur.

Mundohuni të kuptoni pse e bëjnë këtë

Muhabeti i pafund shpesh është një shenjë e
pasigurisë dhe nevojave të paplotësuara. Nëse për shembull, ata nuk marrin
shumë vëmendje nga shefi atëherë ju duke u munduar t’ua shprehni vlerësimin për
punën që bëjnë kjo mund të çojë në pakësimin e muhabetit nga ana e tyre. Nëse
jeni të sigurt që kjo është arsyeja atëherë ju mund të shkoni edhe një hap më
tej që t’i thoni madje menaxherit tuaj se personi ndihet i nënvlerësuar.

Në fund të fundit, këta persona mund të jenë
thjesht të vetmuar. Në këtë rast, përpiquni të jeni dashamirës dhe të jeni më
të afërt me ta.

Flisni me kolegët tuaj dhe me vetë personin

Ju mund të jeni aq shumë i ngarkuar nga
bisedat e pafundme të kolegut saqë jeni të bindur se personi po shndërrohet në
një koleg të padurueshëm. Si pasojë e kësaj gjithçka që ata thonë ju mërzit.
Por, më e mira që mund të bëni në këtë situatë është t’i pyetni edhe kolegët e
tjerë nëse kanë të njëjtën pikëpamje. Pyetni kolegët tuaj nëse kanë të njëjtën
pikëpamje. Nëse nuk e bëjnë, atëherë ndoshta duhet të bëni përpjekje për të
ndryshuar. Por nëse e bëjnë, kërkojuni të ndajnë strategjitë e tyre të
përballimit. Njohja se të tjerët ndajnë zhgënjimet tuaja mund të ndihmojë.

Mundohuni të fokusoheni në aspektet
pozitive të bisedës

Bisedat e vogla që bëhen në zyrën ku jeni duke
punuar nuk janë vetëm një shpërqendrim nga puna. Ato funksionojnë si një
mundësi sociale dhe ndihmojnë në ndërtimin e urave dhe rrjeteve. Politikat dhe
madje edhe thashethemet mund të shihen si një lloj inteligjence informale në
vendin e punës.

Pra, distancohuni, jini objektiv dhe ndaluni
të pyesni veten nëse ajo që po e thotë kolegu ka vlerë. A mund të jetë ndonjë
prej muhabeteve të dobishme për ju? A mund t’i shtyni ata të përqendrohen në
fusha të dobishme?

Shkoni me disa strategji që i paraprijnë
situatës

Çdo folës ka nevojë për një dëgjues. Pra, nëse
e dini se do t’ju duhet të merreni me muhabete, mundohuni të shkoni të
përgatitur – me një strategji daljeje përpara se të filloni. Shpesh kjo do të
thotë vetëm të kesh disa linja të përgatitura. Kështu, pas tre minutash mund të
thuash, “Më fal, Majk. Më duhet të bëj një telefonatë.” Ose “Temë e mirë, por
më duhet të përfundoj një dokument para drekës”.

Bëjini ata të vetëdijshëm për këtë çështje

Shumë njerëz që shfaqin sjellje problematike
në punë nuk e kanë idenë e ndikimit që kanë te kolegët. Në të vërtetë, sado e
pabesueshme mund të duket, ata mund të mos jenë të vetëdijshëm se janë duke e
bërë këtë. Andaj distancohuni dhe mundohuni t’ua shpjegoni se mendoni se ata
janë një koleg i shkëlqyer dhe po bëjnë një punë fantastike, por ndonjëherë
muhabeti i tyre ju pengon juve dhe kolegët e tjerë në punë.

Këtu ju ndihmon fakti nëse bisedën e zhvilloni
duke u orientuar edhe kah vetja, duke e marrë veten fillimisht si shembull.
Pra, në vend që të thoni, “Ti flet shumë”, mund të thuash: “Të gjithë e duam
anën sociale të zyrës. Por biseda po pengon punën. Pra, le të përqendrohemi te
puna”.

Vendosni të jeni të prerë

Njerëzit që janë të fiksuar te vetja shpesh e
kanë vështirë të shohin përtej kësaj. Pra, ndonjëherë kur metodat e tjera me
mirësjellje nuk kuptohen dhe nuk funksionojnë atëherë duhet të ndryshoni
qasjen. Në këtë rast duhet të jeni të prerë.

Në raste të tilla duhet të thoni: “Më falni,
duhet t’i kryej punët tani”. Ose, nëse është në një takim, virtual ose
personalisht, “Faleminderit. Por ne duhet ta dëgjojmë tani Sarën”. Thjesht mund
të shmangeni nga vendet ku ata qëndrojnë dhe shkëmbejnë muhabete pafund. Ju keni
një punë për të bërë – dhe puna juaj nuk është t’i dëgjoni ata.

Nëse ata priren të mburren, ndoshta ju mund
të mësoni diçka

Personat që lavdërohen vazhdimisht janë ata që
flasin më së shumti dhe mundohen ta promovojnë punën e tyre. Edhe në këtë rast
ia vlen të pyesni kolegët se çfarë mendojnë – dhe të merrni në pyetje lidhur me
ndjenjat tuaja. Ju mund ta inatosni personin sepse jeni natyrshëm modest dhe ai
është i sigurt, i sinqertë dhe i zoti për të folur hapur. Andaj në këtë rast
duhet të ndaleni dhe të dëgjoni gjithçka që kanë për të ju thënë. Kështu edhe
mund të mësoni prej tyre. Nga ana tjetër, nëse ata janë thjesht një
autopublicist i padurueshëm, duhet t’i injoroni. Ju nuk duhet t’i sulmoni ata
drejtpërdrejt, pasi kështu jepni një reflektim negativ të vetes.

I injoroni ata

Ju mund të mendoni se bisedat e pafundme janë
aq irrituese saqë injorimi i tyre nuk është një opsion. Por në fakt kjo shpesh
ka të bëjë me mënyrën se si ia prezanton vetes. Nëse mendoni se muhabeti është
jashtë kontrollit tuaj dhe po ju imponohet, gjasat janë që gjithçka të bëhet
edhe më irrituese. Por nëse merrni kohë dhe peshoni me qetësi dhe objektivitet
opsionet e ndryshme dhe vendosni duke pasur parasysh të gjitha gjërat, atëherë
injorimi ndonjëherë mund të jetë një rrugë më pak e dëmshme.