Në Vushtrri zbulohet mashtrimi i konsumatorëve me sasi të naftës



Autori: Gazeta inFokus


22:48 | 12 May 2023

“Pas verifikimit të katër dorezave të produkteve të naftës, është konstatuar se ka pasur shkelje si në vijim: Këputje të bllombës zyrtare, tek doreza ( 2A) të mjetit matës, i cili është vënë në funksion të keqpërdorimit, nga operatori ekonomik.

Në tri dorezat e tjera të verifikuara të shpërndarësit të derivateve të naftës, ka shmangie të konsiderueshme të sasisë dhe procedimi i mëtutjeshëm i rastit në fjalë, vazhdon përmes organeve kompetente”.

Sipas këtij njoftimi, në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në aksionin e zhvilluar të datës 11.05.2023, ka realizuar verifikimin e jashtëzakonshëm të shpërndarësve të karburantit, të instaluar në një nga pikat shitëse në rrugën Faruk Beqiri, në Vushtrri.