Lazio bën hap prapa në garë për Champions, barazon me Leccen

Lazio bën hap prapa në garë për Champions, barazon me Leccen


Futboll


Gazeta Express

12/05/2023 22:49

Lazio nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në shtëpi ndaj Lecces, në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

Madje, një pikë vendasit e arritën tek në
minutat shtesë të ndeshjes.

Ishte Immobile që e kaloi Lazion në epërsi
në minutën e 34-të të ndeshjes nëpërmjet Ciro Immobiles.

Por, mysafirët barazuan në fund të pjesës
së parë, kur realizoi Oudin, shkruan Gazeta Express.

E ky i fundit shënoi sërish në të 51-tën për
ta përmbysur rezultatin dhe për ta kaluar Leccen në epërsi.

Krejt në fund të ndeshjes,
Milinkovic-Savic barazoi për t’ia dhënë një pikë ekipit të tij.

Me këtë barazim, Lazio tani shkon në kuotën
e 65 pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Inter dhe katër më pak se Milan që
kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Lecce mbetet e 16-ta me 32
pikë, pesë larg zonës së rrezikshme. /Gazeta Express/