Jurgena e Instagramit, Luizi tregon për njohjen që kanë pasur jashtë: Kemi dalë dy-tre herë

Jurgena e Instagramit, Luizi tregon për njohjen që kanë pasur jashtë: Kemi dalë dy-tre herë


Rozë


Gazeta Express

13/05/2023 9:02

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka sqaruar marrëdhënien e tij me Jurgenën, vajza që i menaxhoi Instagramin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, Luizi tha se e ka njohur shumë pak kohë para nisjes së Big Brother dhe ka dalë disa herë me të.

“U përfol shumë për këtë punën e Instragramit tënd, u bë luftë e e madhe se e mbante një vajzë me emrin Jurgena, të cilën e përmendje edhe ti brenda dhe njerëzit kanë bërë lidhjen që ajo mund të ketë qenë ish-e dashura jote dhe ju keni lënë diçka të hapur jashtë”-u pyet Luizi.

“Me Jurgenën jemi njohur, diku një muaj para se të hyja në Big. Kemi dalë dy tre herë (qesh). Ajo ma hodhi si ide më tha mua, kur të hysh brenda të duhet një Instagram. Ç’më duhet mua i thash do jem brenda, duhet tha ta kesh kështu, ta mbaj unë. Mirë hape i thash se unë s’di dhe ajo e ka hapur”-tha Luizi.

–Ajo ka parë diçka te ti që ti se shihje Luiz?

“Atë se di unë. Tani është hapur tjetër, aktualisht atë përdor. Tjetri do mbyllet besoj se di”-tha Luizi.