Zhan Mitrev i pritur me duartrokitje dhe brohoritje nga ish-pacientët para gjykimit





Sot para fillimit të seancës gjyqësore Zhan Mitrev është pritur me duartrokitje dhe brohoritje nga ish-pacientët. Përqafime dhe komente nga ana e pacientëve: “doktori më i mirë”, “bëj durim e mos u dorëzo” kanë brohoritur turma që priste mjekun Mitrev.

Momentalisht po zhvillohet seanca për të cilën pala mbrojtëse më parë është ankuar se i është dhënë shumë pak kohë për shqyrtimin e provave. Sipas tyre bëhet fjalë për 10.000 faqe të cilat pala mbrojtese duhet t’i shqyrtojë për një afat kohor prej 10 ditësh, ndërkohë që e drejta për shyrtimin e këtyre materialeve është vetëm 4 orë në ditë.