Zbulohet rroga e Rrahmanit me kontratën e re

Zbulohet rroga e Rrahmanit me kontratën e re


Futboll


Gazeta Express

12/05/2023 15:05

Mungon
vetëm zyrtarizimi, por Amir Rrahmani do ta nënshkruajë shumë shpejt kontratën e
re me Napolin.

Futbollisti
kosovar pritet të nënshkruajë kontratë të re, të vlefshme deri në vitin 2027,
me opsion vazhdimin për një vit tjetër.

Sipas
mediumit “napolicalcio24.com”, qysh në prill ishte arritur marrëveshja për një
rrogë e cila do të kalojë prej 1,2 milionë eurosh në vit në 2 milionë euro, përcjell
“Gazeta Express”.

Pas
suksesit në Serie A, ku napolitanët e siguruan titullin e kampionit, u
konfirmua arritja e marrëveshjes, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëhet edhe
zyrtarizimi i marrëveshjes së re.

Rrahmani
ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Luciano Spalletti në
dy sezonet e fundit. /Gazeta Express/