Shqipëria kalon e para në finale e madhe të Eurovision 2023

Shqipëria kalon e para në finale e madhe të Eurovision 2023


Shqiperi


Gazeta Express

11/05/2023 23:07

Shqipëria ka kaluar për në finale e madhe të Eurovision 2023. Albina Kelmendi dhe familja e saj siguruan votat e nevojshme për fazën tjetër të spektaklit që këtë vit mbahet në Liverpul.

Kënga “Duje” mori duartrokitje dhe brohorima, ndërsa performanca ishte e kuruar deri në detaj. Përfaqësuesit e vendit tonë u ngjitën në skenë të 14-ët, nga 16 performanca në total.

Nga nata e parë e Eurovizionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.

Ndërkohë nga nata e dytë finalistët e tjerë janë Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.

/Gazeta Express