Klauzola e Leaos kushton 175 milionë euro

Klauzola e Leaos kushton 175 milionë euro


Futboll


Gazeta Express

12/05/2023 10:15

Rafael
Leao e vazhdoi së fundmi kontratën me Milanin.

Ylli
portugez nënshkroi kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2028.

Dhe,
eksperti i transfereve, Fabrizio Romano ka dhënë detaje rreth marrëveshjes së
re mes palëve, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas
tij, përfaqësuesi portugez me kontratën e re do të paguhet 5 milionë euro neto
plus shtesat nga bonuset dhe nga marketingu.

Ndërsa,
Kuqezinjtë ia kanë vendosur atij klauzolën prej 175 milionë eurosh.

Me
këtë rast, klubet që duan ta blejnë futbollistin ofanziv duhet ta paguajnë këtë
dëmshpërblim të vendosur nga “Rossoneri”. /Gazeta Express/