Trepça – Peja, beteja e tretë sonte në “Minatori”

Trepça – Peja, beteja e tretë sonte në “Minatori”


Basketboll


Gazeta Express

11/05/2023 9:35

Super
sfidat e “play-offit” të finales së Superligës së basketbollit kosovar vazhdojnë
sonte në “Minatori” të Mitrovicës.

Atmosfera
pritet të jetë e jashtëzakonshme, ashtu siç ka qenë në përballjet që janë
zhvilluar në Mitrovicë këtë edicion, sidomos në garat shtesë.

Trepça
dhe Peja do t’i matin sonte forcat në duelin e tretë mes tyre, ndërsa aktualisht
rezultati është 1-1 me ndeshje, shkruan “Gazeta Express”.

Ndeshjen
e parë e fituan mitrovicasit 94:86, kurse pejanët u kundërpërgjigjën në takimin
e dytë, 107:79, duke e shënuar njërën nga fitoret më bindëse në këtë edicion, e
kjo pikërisht erdhi në finalen e dytë.

‘Xehetarët’
për të depërtuar në finale e eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa
Peja e fitoi duelin verdhezi kundër Golden Eagle Yllit.

Kujtojmë
se Trepça në ndeshjet e ardhshme do të udhëhiqet nga trajneri Ilir Selmani pasi
u nda papritmas me trajnerin e deridjeshëm, Engin Gençoglu.

Kujtojmë se Trepça për herë të fundit ishte shpallur kampione më 2012, ndërsa Peja më 2013, shkruan “Gazeta Express”.

Mitrovicasit
e fituan Kupën e këtij edicioni, ndërsa pejanët ishin finalistë të Ligës
Ballkanike.

Ndeshja
e tretë finale e “play-offit” do të luhet sonte në palestrën “Minatori” në
Mitrovicë duke filluar nga ora 20:00. /Gazeta Express/