Tragjedi në Suharekë, 19-vjeçari vdiq pasi i shkrepi arma e babait që është zyrtar i policisë



Autori: Gazeta inFokus


16:12 | 11 May 2023

Një 19-vjeçar ka vdekur në Suharekë, pas lëndimeve që ka marrë në kokë nga përdorimi i armës së zjarrit. Sipas Policisë, atij i ka shkrepur arma deri sa po manipulonte me të në banesën e tij.

Viktima është djali i një zyrtari të Policisë së Kosovës dhe dyshohet se edhe arma i përket atij.

Rastin  e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Gashi ka bërë me dije se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit . Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesën e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë.

Viktima nga ana ekipit të Urgjencës është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri dhe një gëzhoje. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ), i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare. Lidhur me rastin njoftohet Prokurori i Shtetit dhe IPK (Inspektorati Policor i Kosovës), të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe bashkëme zyrtarët të Sektorit Rajonal të Hetimeve  të DRP-se të Prizrenit, vazhdojne hetimin e rastit të cilesuar si ‘ Vdekje e Dyshimtë”, ka deklaruar Gashi për Express.