Si ju shtyjnë kolegët tuaj ta lini punën?

Si ju shtyjnë kolegët tuaj ta lini punën?


Fun


Gazeta Express

11/05/2023 1:06

Nuk është vetëm shefi juaj i cili ju zemëron.
Faktorë të ndryshëm mund të bëjnë kolegët të padurueshëm.

Për shkak se ne kalojmë shumicën e kohës tonë
në punë, ka kuptim që të krijojmë miqësi me kolegët tanë. Përderisa këto
marrëdhënie mund të ju bëjnë që mezi të prisni të shkoni në punë çdo ditë,
shokët ende kanë mospajtime. Dhe brenda një zyre të ngushtë, dramat
ndërpersonale mund të kenë ndikim të madh, dhe t’i bëjnë njerëzit të lënë
punën.

Një studim i ri nga faqja e karrierës
“Comparably” anketoi më shumë se 36,000 punonjës në kompani të vogla, të mesme
dhe të mëdha publike dhe private për marrëdhëniet e tyre në punë. Studiuesit
zbuluan një statistikë të habitshme që një në tre punonjësit e anketuar thanë
se një koleg i tyre i bënte ata të dëshironin të linin punën.

43 për qind e grave dhe 32 për qind e
meshkujve thanë se dëshironin të linin punën për shkak të një kolegu.
Punonjësit me moshë 36-40 raportuan se janë më të frustruar me kolegët e tyre
se sa kolegët e tyre më të vjetër dhe më të rinj, me 40 për qind duke raportuar
se ata punojnë me një koleg i cili i bën ata të lënë punën.

Gjithashtu, sa më shumë përvojë që keni, aq më
shumë gjasa keni të dëshironi të lini punën. Sipas të dhënave, punonjësit të
cilët kanë punuar për më shumë se 10 vite në të njëjtën kompani kishin
përqindjet më të larta të atyre të cilët dëshironin të largoheshin. Përveç
kësaj, 37 përqind raportuan se ata punojnë me dikë i cili i bën të dëshirojnë
të lënë punën.

Departamentet të cilat kishin sasinë më të
vogël të njerëzve të cilët dëshironin të largoheshin për shkak të një kolegu
ishin komunikimet (14 përqind), shërbimi i konsumatorëve( 27 përqind) dhe
burimet njerëzore (27 përqind). Në anën tjetër, punonjësit të cilët punonin në
zhvillim biznesi dhe departamente të dizajnit kishin përqindjet më të larta të
atyre të cilët dëshironin të largoheshin për shkak të një kolegu, 46 për qind
dhe 45 për qind përkatësisht. Kjo tregon se ndryshimet në vizion, qoftë diçka
kreative apo përfituese, mund të dërgojë në konflikt madhor.

Prapavitë arsimore të punonjësve gjithashtu luanin
rol. Kryesisht, sa më shumë kohë që keni kaluar në shkollë, aq më të irrituar
keni gjasa të jeni me kolegët tuaj. Punonjësit të cilët kanë diplomë
doktorature kishin më së shumti gjasa të thoshin se një koleg i ka mërzitur
mjaftueshëm për të lënë punën, 47 përqind për të qenë të saktë. Ndërkohë, vetëm
26 përqind e punonjësve me diplomë të shkollës së mesme thanë se punonin me
dikë i cili i bënte të dëshironin të linin punën.