Rashica është i vendosur, s’ka dilema për të ardhmen e tij

Rashica është i vendosur, s’ka dilema për të ardhmen e tij


Futboll


Gazeta Express

11/05/2023 13:43

Milot
Rashica nuk ka dilema sa i përket së ardhmes së tij.

Ylli
kosovar po kalon mjaft mirë në Turqi, ku është i huazuar tek Galatasaray.

E
tash, mediat turke shkruajnë se përfaqësuesi kosovar është i vendosur për të qëndruar
më gjatë në Stamboll ndonëse në fund të sezonit do t’i skadojë huazimi dhe do t’i
duhet të kthehet në klubin që e mban kartonin e tij, Norwich City.

Sipas
“SporHaber7”, vushtrriasi po shpreson që Galatasaray ta blejë kartonin e tij
dhe të vazhdojë të luajë me ekipin verdhekuq, përcjell “Gazeta Express”.

Madje,
thuhet se futbollisti ofanziv është duke shikuar ta marrë një shtëpi

Momentalisht,
Norwich City i kërkon 10 milionë euro për Rashicën, ndërsa Galatasaray po i ofron
5 milionë.

Mediat
turke madje mësojnë se Rashica e ka ndërmend ta marrë një zyrë/shtëpizë në stadiumin
“Nef Stadium”, respektivisht atë të Bafetimbi Gomis, të cilit do t’i skadojë
kontrata në fund të sezonit dhe që mund të largohet prej Stambollit.

Dhe,
atë shtëpizë po e aspiron futbollisti kosovar, ndërsa “lozhat” tjera të nxjerra
në shitje nga klubi nga Stambolli janë shitur.

Rashica
i ka zhvilluar 23 ndeshje në Superligën turke në këtë edicion deri tash, ndërsa
i ka realizuar 4 gola dhe i ka bërë 5 asistime.

26
vjeçari është golashënuesi i pestë dhe asistuesi i tretë më i mirë në ekipin e
tij, shkruan “Gazeta Express”.

Rashica
u largua nga Norwichi pasi ky ekip ra nga Premierliga në Championship vitin e kaluar.

Ai
është bërë mjaft i dashur në Stamboll dhe dëshiron të qëndrojë aty gjatë. /Gazeta
Express/