Prishtina prin si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe me qarkullimin më të lartë për vitin 2022



Autori: Gazeta inFokus


22:49 | 10 May 2023

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se për vitin 2022 Prishtina prin në Kosovë si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe me qarkullimin më të lartë vjetor, krahasuar me qytetet e tjera të vendit.

Mbi 10 mijë tatimpagues u regjistruan në Prishtinë për vitin e kaluar, derisa pati mbi 5 miliardë euro qarkullim vjetor.

Pas Prishtinës për qarkullim të lartë vjetor (1 deri në 5 miliardë euro) u renditën Graçanica, Ferizaji dhe Prizreni.

Si vende me më së paku tatimpagues (10 deri në 500) raportohet të jenë Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Obiliqi, Novobërda, Shtërpca, Hani i Elezit, Juniku dhe Dragashi.

Edhe të hyra më të ulëta vjetore (1 deri në 50 milionë euro) u regjistruan në të njëjtat qytete, me përjashtim të Hanit të Elezit.