Nesër do ta vazhdojë debatin për ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune





Komisioni kuvendor për Çështje Evropiane edhe në pjesën e pasdites së punës për rendin e ditës në mbledhjen e sotme e vazhdoi debatin për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Marrëdhënie Pune, me procedurë të shkurtër. Debati do të vazhdojë nesër.

Gjatë debatit të pasdites folën deputetët e opozitës dhe pyetën kolegët e tyre nga partitë në pushtet se si do të votojnë ndryshimet e ligjeve për një projekt për të cilin nuk e kishin parë se çfarë ishte paraparë në marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria. Ata i akuzuan se do t’i detyrojnë punëtorët të punojnë 72 orë në javë në hapësirë të hapur pas 40 orëve të zakonshme. Në ndryshimet e ligjit, siç thanë ata, nuk ka asgjë evropiane dhe për këtë arsye nuk ka nevojë të shqyrtohet në procedurë me flamur evropian.

Në replikë deputeti Martin Kostovski nga LSDM tha se aspak nuk do të ketë rritje të orarit të punës dhe se punëtorëve do tu paguhen orët shtesë të punës.

Mbledhja e Komisionit do të vazhdojë nesër në orën 12:00.