Kalisi: Ardhja e dronëve “Bayraktar” në Kosovë ka shuar zërat kritikë ndaj Erdoganit! Nuk ekziston fushë ku nuk ka investim nga Turqia





Analisti politik Mehmet Kalisi duke folur për zgjedhjet në Turqi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se informacioni se në Kosovë, kanë arritur dronët e njohur “Bayraktar”, ka bërë që të amortizohen dhe të neutralizohen edhe ato pak zëra që kanë qenë kundër presidentit Erdogan.

“Gjatë luftës së Kosovës, krah përkrah me aeroplanët F16 amerikan ishin pikërisht F16 turk të cilët ishin jashtëzakonisht aktiv në bombardimin qave serbe dhe të forcave paramilitare serbe në Kosovës. E dyta prezenca e ushtrisë turke në Kosovë, ka qenë që nga paslufta e Kosovës duke i dhënë një asistencë jashtëzakonisht një ndihmë të madhe forcave të Kosovës dhe në fund ushtrisë së Kosovës”, u shpreh Kalisi, duke shtuar se “nuk ekziston një fushë e sferës publike në Kosovës, ku nuk kemi gjurmët e asistencës, ndihmës  së Qeverisë së Turqisë”

“Investimet turke në Kosovë, janë jashtëzakonisht të mëdha. Ne kemi bankat më të mëdha dhe më të mira me origjinë turke, kemi spitalet më të mëdha më origjinë turke, kemi shkollat më të mira të cilat janë me kapital turk. Sipas statistikat në Kosovë, për investime direkte, Turqia është vendi me më shumë investime nga të gjitha vendet tjera”, deklaroi Kalisi. /SHENJA/