Mickoski do t’u shkruajë letër ambasadave “për keqpërdorimin e flamurit evropian për ligjet për korridoret”





Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski paralajmëroi se partia dhe grupi parlamentar do t’u dërgojnë letër të gjitha institucioneve dhe ambasadave të vendeve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian për keqpërdorimin e flamurit evropian gjatë miratimit të amendamenteve ligjore për korridoret.

“Unë pres reagim nga ana e zyrës së Komisionit Evropian këtu në Maqedoni. Pres reagim nga ana e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, ndonjë reagim, deri më tani nuk ka asnjë lloj reagimi. Duket hapur se janë të keqpërdorur në këtë proces ose të paktën unë kështu dua të besoj, por nëse mbetet kjo heshtje dhe pa reagim atëherë mund të dyshojmë se bëhet fjalë për diçka tjetër”. deklaroi Hristijan Mickoski.