AAA KUMANOVË: Këshilltarët e BDI së u bënë qesharak me reagimet e tyre

Këshilltarët e BDI së u bënë qesharak me reagimet e tyre

Këshilltari komunal nga radhët e Alternativës Kumanovë, Driton Sulejmani ka reaguar ndaj akuzave të këshilltarëve të BDI së.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Reagimi i këshilltarëve të BDI paraqet edhe një veprim qesharak të rradhës për zhvilimet në Komunën e Kumanovës në lidhje me projekte infrastrukturore. Ata kritikojë koalicionin dhe kryetarin të cilin me plot zell dhe dëgjueshmëri e kanë përkrahur për 4 vite me radhë por fatkeqsisht jo për projekte në dobi të qytetarëve po për interesa personale dhe përfitime politike.

Situata ka ndryshuar në mënyrë drastike kur ata tash janë në opozitë dhe si rezultat i kësaj po bëhen të mundëshme realizimi i shumë projekteve në vendbanimet me shumicë shqiptare. Vetëm vitin e kaluar janë realizuar mbi 20 të tilla dhe këtë vit situata do jetë edhe më e mirë.
Dua ta përkujtoj opinionin se pikërisht kur ato janë në opozitë dhe Alternativa në shumicë u bë rikonstruimi i parkut të qytetit i cili edhe po vazhdon të rikontruohet edhe më tutje dhe u fillua përgatitja e dokumentacionit teknik e cila është në prag të marrjes së lejes për ndërtim, probleme të cilat për 20 vite ne rradhë as që janë paramenduar se mund të zgjidhen, periudhë e cila BDI ka qenë vazhdimisht në pushtet lokal dhe qendror. Sa më shumë që BDI do qëndrojë në opozitë aq më shumë përfitime do kenë shqiptarët e Kumanovës.
Kështuqë ju vazhdoni të flisni e ne do vazhdojmë të punojmë.