Zelensky: Kufizimet në importet e Ukrainës, të ashpra dhe në ndihmë të Rusisë!





Volodymyr Zelenskyy i quajti “të papranueshme” kufizimet tregtare të vendosura ndaj Ukrainës nga disa nga fqinjët e saj evropianolindorë dhe bëri thirrje që ato të hiqen.

Disa vende, duke përfshirë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë vendosën kufizime në importet e prodhimeve ukrainase muajin e kaluar pasi një tepricë e grurit të lirë u bllokua për shkak të pengesave, duke çuar në protesta nga fermerët vendas.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti ukrainas tha se pret vendime “të forta” evropiane për t’i hequr ato.

Sipas Zelenskyt, kufizimet ishin “të ashpra” dhe në dobi të Rusisë.