VIDEO- E kapur për dore me Dorin, Olta Gixhari takon Luizin pas daljes nga BBV

VIDEO- E kapur për dore me Dorin, Olta Gixhari takon Luizin pas daljes nga BBV


Shqiperi


Gazeta Express

08/05/2023 22:38

Gjatë mbrëmjes së djeshme është organizuar një “After Party” për të gjithë ish-banorët e “Big Brother VIP”, produksionin dhe opinionistët, ku kanë festuar dhe kënduar me njëri-tjetrin. Natë e cila përkoi dhe me ditëlindjen e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt.

Ndërsa të gjithë janë shfaqur në festë me familjarët apo partnerët e tyre, ish-banorja që tërhoqi vëmendjen me daljen e saj ishte Olta Gixhari e cila u shfaq për herë të parë në publik së bashku me partnerin e saj Dorin.

Aktorja ka preferuar ta mbajë gjithmonë larg syrit të publikut identitetin e partnerit të saj, mirëpo gjatë qëndrimit të saj në shtëpi Dori u kthye gjithashtu në një ndër emrat më të komentuar  në rrjet. Videoja e cila po bën xhiron e rrjetit tregon aktoren duke ecur dorë për dore me partnerin e saj gjatë festës.

VIDEO/ E kapur për dore me Dorin, Olta Gixhari takon Luizin pas daljes nga

/Gazeta Express