I padëshiruari nga Barcelona e Milani, Dest drejt Bundesligës

I padëshiruari nga Barcelona e Milani, Dest drejt Bundesligës


Sport


Gazeta Express

08/05/2023 23:11

Sergino Dest duket se është gati për të
nisur një aventurë të re.

Mbrojtësi i krahut të djathtë u dërgua në
huazim te Milani nga Barcelona këtë sezon, duke përfshirë një opsion blerjeje
në marrëveshje, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Stefano Pioli prej kohësh ka
humbur besimin te Dest dhe “Rossonerët” nuk do ta shfrytëzojnë mundësinë për
transferimin e tij.

22-vjeçari nuk është as në planet e Xavit
dhe ai pritet të dërgohet përsëri në huazim, përveç nëse Barcelona mund të
gjejë një blerës të drejtpërdrejtë, gjë që duket disi e pamundur.

Sipas “Mundo Deportivo”, reprezentuesi
amerikan mund t’i bashkohet Union Berlinit në formë huazimi për sezonin tjetër.

Mediumi spanjoll ka raportuar se ka një
marrëveshje mes tij dhe trajnerit të skuadrës gjermane, e cila mund të
zyrtarizohet nëse skuadra nga Berlini kualifikohen për në Ligën e Kampionëve
sezonin e ardhshëm.

Barcelona ka shumë punë për të bërë këtë
verë dhe zgjidhja e së ardhmes së Destit në fillim do t’i lejonte ata të
fokusohen në fusha të tjera të skuadrës.

Ndryshe, Sergino Dest me Barçën ka
kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/