Guardiola: Jam i kënaqur me barazimin, kam një ide për ndeshjen e kthimit

Guardiola: Jam i kënaqur me barazimin, kam një ide për ndeshjen e kthimit


Sport


Gazeta Express

09/05/2023 23:55

Ndeshja e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, mes Real
Madridit dhe Manchester Cityt, përfundoi pa fitues.

Kësisoj, gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen e kthimit, e
cila do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e parë, që u zhvillua sonte në “Santiago Bernabeu”,
përfundoi me rezultatin 1:1.

Vinicius Junior (36’) shënoi për “Los Blancos”, kurse Kevin
De Bruyne (67’) për “Qytetarët”.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola tha se ndeshja ishte e barabartë.

“Ndeshje e barabartë. Kur ishim më mirë na shënuan një gol, kur ishin më të mirë, barazuam. Më dukej si vitin e kaluar ndonjëherë”, tha fillimisht ai.

“Urime për ekipin tim. Në këto lloj ndeshjesh keni nevojë për
lojtarët tuaj më të mirë dhe Ederson ishte i jashtëzakonshëm. Kyle Walker ishte
i jashtëzakonshëm kundër një prej rivalëve më të mirë me të cilët mund të
përballesh në mbarë botën. Manchesteri do të jetë si një finale para tifozëve
tanë”, shtoi spanjolli.

“Jam i kënaqur me një barazim 1-1 … në vend të humbjes 3-0!
Do ta shikojmë lojën përsëri tani. Në disa pjesë ishim mirë. Por, mendoj se
mund të kishim kërkuar më shumë gola me më shumë agresivitet. Kam një ide se
çfarë të bëj javën tjetër. Por, më duhet ta shikoj sërish këtë ndeshje”,
deklaroi Guardiola.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 17 maj, në “Etihad
Stadium”. /Gazeta Express/