Spasovski: Të jesh pjesëtar i MPB-së është përgjegjësi e madhe





Me përkushtim të veçantë vendosa lule para përmendores së pjesëtarëve të rënë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në ambientet e MPB-së, ndërsa me rastin e 7 Majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Kjo ditë i kushtohet policëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët praktikisht janë heronjtë e kohës sonë. Fatkeqësisht, disa prej tyre, duke luftuar për sigurinë e qytetarëve dhe shtetit, dhanë sakrificën më të çmuar – jetën e tyre, prandaj në këtë ditë i kujtojmë ata dhe trimërinë e tyre me respekt të pamasë, si frymëzim i përjetshëm për të gjithë ne! Prandaj themi se të jesh polic, të jesh pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme është nder i veçantë dhe përgjegjësi e madhe”, shkroi Spasovski në Fejsbuk.