Një paraqitje alla “yll i Hollywoodit” e Kiarës

Një paraqitje alla “yll i Hollywoodit” e Kiarës


Yjet


Gazeta Express

08/05/2023 21:19

Kiara Tito vazhdon të jetë njëra prej
personazheve më të përfolura të këtij viti, pas paraqitjes së saj në Big
Brother VIP Albania

Kiara, e cila në natën finale i dha fund
beqarisë duke u martuar me Luiz Ejllin – këngëtarin që fitoi edicionin e dytë
special të Big Brother VIP Albania – pa dyshim është personi i dytë pas Luizit
që është përfolur në media.

Nëse Luizi ka 8 miliardë klikime në rrjetet
sociale, sidomos tiktak, Kiara zë pa dyshim vendin e dytë me më shumë së 4
miliardë klikime.

E nusja më e re e Shkodrës dhe e Shqipërisë ka
postuar një set fotosh me një fustan të stilistit Valdrin Sahiti, të cilën e
veshi para dasmës, duke treguar edhe njëherë atë se pse e meriton të quhet “yll”,
pasi që fansat kanë filluar që ta krahasojnë atë më yjet e Hollywoodit.

Por, Kiara pos lëvdatave shpesh merr edhe kritika, më së shumti për lidhjen e saj me Luizin. Sido që të jetë, Luizi ka thënë se nuk shqetësohet për kritikat, me “rëndësi që ai është i dashuruar në Kiarën” dhe se për të “ai dëshiron të jetë burri ideal”. /GazetaExpress/