Horoskopi për sot/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Horoskopi për sot/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë


Rozë


Gazeta Express

08/05/2023 7:20

Dashi

Të kënaqur me surprizat e dhuruara nga Jupiteri që
bashkëvepron me Uranin do të jeni shumë aktiv. Sot me të vërtetë do t’ia kaloni
bukur! Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni studimit të lëndëve të reja: mbi të
gjitha preferoni shkencën dhe matematikën.

Demi

Merrni pak kohë për t’u menduar mbi mundësitë e reja
profesionale, që ju janë ofruar. Më mirë të mos merrni vendime bazuar mbi
entuziazmin momental. Nëse vazhdoni të mos ndiheni në lartësinë e duhur në disa
situata, ashtu do të dalë me të vërtetë. Me shumë optimizëm!

Binjakët

Sot jeni të dashur dhe të shoqërueshëm dhe do të keni
raporte më të mira me familjarët dhe miqtë. Dhe me Uranin që ju favorizon, do
të tejkaloni vështirë që do t’ju dalin. Për ata që janë beqarë, pritet të ketë
një takim që do t’ju ngjallë emocione të mëdha.

Gaforrja

Plutoni parashikon vështirësi. Do të ndiheni nën trysni nga
një sërë angazhimesh që do të keni. Do të shfaqen rivalitete dhe konkurrenca.
Në familje pritet shumë nga ju dhe kjo ju vendos në vështirësi, duke bërë që të
mos jeni tolerant.

Luani

Jupiteri, që ju favorizon, bëhet zëdhënës i lajmeve të mira,
ftesa dhe risi të këndshme. Do të ndjeni emocione të këndshme të
papërshkrueshme. Do të bëni disa ndryshime në shtëpi dhe gjithçka do të jetë
edhe më e bukur se më parë.

Virgjëresha

Gjatë ditë së sotme nuk do të jeni në humor të mirë. Do të
kundërshtoni çdo që thoni. Mos e ekzagjeroni, ndërkaq! Do të jeni i tendosur
dhe personi i zemrës do të vendosë t’ju shpërfillë, duke ju lënë të vetëm të
tejkaloni shqetësimin që keni.

Peshorja

Bashkëveprimi i Plutonit me Uranin, do t’ju nxisë të
shfrytëzoni sugjerimet që merrni dhe do t’ju shtyjë të shprehni krijimtarinë
tuaj. Në dashuri do të përjetoni atë ndjesi intimiteti dhe përkatësie që ju
emocionon e që ju dhuron qetësi.

Akrepi

Mos e lini t’ju ikë një mundësi të bukur takimi për shkak të
bindjes se nuk i përshtateni mjediseve të caktuara. Sigurisht që jeni i
përshtatshëm. Provojeni që të besoni. Do të rropateni për të gjetur një
ekuilibër midis lirisë vetjake dhe punës. Dhe në fund do t’ia dilni.

Shigjetari

Bashkimi i Hënës me Saturnin do të nxisë prirjen për t’u
mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur emocione dhe ndjenja. Sot jeni të
shpërqendruar dhe nervozë. Por, për fat, humori i keq është i përkohshëm dhe
dielli do të ndriçojë!

Bricjapi

Ditën e sotme do të jeni autoritar dhe konkret. Edhe pse,
për shkak të kundërshtive të vogla, do të përjetoni momente të mira e të
këqija. Dorëzohuni përpara fakteve: zemra ju rreh fort për një person të
veçantë, që deri më tani e keni shpërfillur!

Ujori

Së bashku me Uranin, Mërkuri premton mrekulli! Është qershia
mbi tortë për ata që duhen te përballen me një detyrë të rëndësishme në punë
apo një provim. Jeni i qartë në mendime dhe keni një vizion të qartë për të
ardhmen. Do ta doni atë që është risi.

Peshqit

Është dita e duhur për të kaluar momente të mira jashtë
qytetit me miqtë. Dikush do t’ju bëjë të ëndërroni, do t’ju marrë për dore dhe
do t’ju çojë në vende të shpirtit që nuk i keni njohur më parë. Kjo është
mundësi e mirë për të gjetur personin e zemrës.