Dy tragjeditë në Serbi, vjen paralajmërimi i Vuçiqit për “zhvillime interesante” gjatë këtij muaji



Autori: Gazeta inFokus


23:39 | 07 May 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiq.Gjatë një fjalimi, Vuçiç tha shkurtimisht se palët kanë biseduar në telefon, dhe Ruzhiq e ka njoftuar për këtë vendim.

“Nuk dua të flas rreth kësaj. Ka situata kur nuk mund të kuptosh pse po ndodh diçka dhe pse dikush po e bën atë”- tha Vuçiç.

Ai la të kuptohet se deri në fund të majit do të ketë ngjarje interesante politike, pasi u pyet për pretendimet se mund të ketë dorëheqje apo largime.

“Kam biseduar me Ruzhiqin dhe Ana Brnabiqin dhe deri në fund të muajit do të marrim vendime të rëndësishme. Ne nuk jemi këtu për t’u shqetësuar për karriget tona, por për të mbrojtur vendin dhe që Serbia të ecë përpara”– shtoi ai.