(VIDEO) Bytyqi: Nuk do të lejojmë përmbaruesit që të fitojnë pa masë në kurriz të qytetarëve





Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi ka sqaruar se me ndryshimet e propozuara në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Ligjin për përmbarim, tash e tutje asnjë nga bashkëqytetarët tanë nuk do të vihet në situatë që të paguajë interes kontraktual ose penal për borxhet e tij të papaguara, të cilat do të jenë në një shumë më të madhe se principali i shumës totale të borxhit. Me ndryshimet e reja ligjore, interesi kontraktor ose penal mund të llogaritet deri në momentin që të arrijë shumën e shumës së principalit të borxhit.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

 “Ky është edhe një tjetër hap që kjo garniturë qeverisëse e bën në drejtim të drejtësisë dhe drejtshmërisë dhe që do të ulë arbitraritetin e kompanive dhe individëve që për vite me radhë realizuan të ardhura dhe fitime shtesë në kurrizin e qytetarit të thjeshtë”

Bytyqi shtoi se borxhet me afat maturimi më të gjatë se 5 vјet nuk do të paguhen, duke shkurtuar kështu periudhën e përcaktuar në vendimin e mëparshëm ligjor në një periudhë prej 10 vitesh. “Me këtë përmbushim edhe një pjesë të programit me të cilin ofrojmë mbrojtje dhe drejtësi për qytetarët”, thekson zëvendëskryeministri Bytyqi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/