Real Madridi i jep fund pritjes 9 vjeçare, triumfon në Kupën e Mbretit

Real Madridi i jep fund pritjes 9 vjeçare, triumfon në Kupën e Mbretit


Sport


Gazeta Express

06/05/2023 23:57

Real Madridi e ka fituar trofeun e Kupës së Mbretit për sezonin 2022/23.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti sonte Osasunan në finale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “La Cartuja” të Sevillas përfundoi me rezultatin 2:1.

Rodrgyo ishte vendimtar në këtë triumf të “Los Blancos”, pasi shënoi të dy golat e fitores, në minutat 2 dhe 70.

Për Osasunan golin e vetëm e shënoi Lucas Torro, në minutën e 58-të.

Për Real Madridin është hera e 20-të në histori të klubit që e fiton trofeun e Kupës së Mbretit. /Gazeta Express/