Përfundon procesi i votimit për shtetasit turq në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë





Tiranë / Prishtinë/ Shkup

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë është mbyllur procesi i votimit për shtetasit turq, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Türkiye më 14 maj, raporton Anadolu.

Procesi i votimit për zgjedhjet në Türkiye filloi në Ambasadën turke në Tiranë dhe atë në Shkup më 5 maj, kurse në Ambasadën në Prishtinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Prizren më 6 maj, ndërsa është mbyllur zyrtarisht sot në orën 21:00 në të gjitha përfaqësitë në këto tri vende.

Në Shqipëri ishin të regjistruar 1.416 shtetas turq me të drejtë vote, në Maqedoninë e Veriut 4.107, kurse në Kosovë 2.192 qytetarë të cilët patën mundësi të votojnë në përfaqësitë diplomatike.