Nxitoi ta kryente krimin para se t’i mbushte 14 vjeç, detaje shokuese nga telefoni i 13 vjeçarit që vrau 9 persona



Autori: Gazeta inFokus


23:50 | 06 May 2023

Ka përfunduar hetimi i telefonit të 13 vjeçarit i cili vrau tetë bashkëmoshatarë, rojen e shkollës Dragan Vlahoviq dhe që plagosi shtatë persona, në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”.

Policia ka konfiskuar menjëherë telefonin e tij, si dhe kompjuterët dhe i gjithë materiali ishte dërguar për ekspertizë.

Siç shkruan medium serbe “Politika”,  pas hulumtimit të telefonit u konstatua se ai kishte planifikuar me detaje vrasjen e tmerrshme, si dhe të gjitha rrethanat për të shmangur burgun.

Është konstatuar se menjëherë para krimit, ai ka kërkuar në internet kodin penal të Serbisë për të hetuar nëse fëmijët mund të mbajnë përgjegjësi penale dhe cilat janë dënimet.

Në bazë të kërkimit të tij, konstatohet se sulmin në shkollë e ka organizuar tani sepse e dinte se i kishin mbetur më pak se dy muaj deri në ditëlindjen e tij të 14-të dhe se i kishte mbetur edhe aq kohë për t’u trajtuar si i papërgjegjshëm penalisht nëse kryente një krim.