(VIDEO) VMRO: Kalimi i “ligjeve të korridoreve” me flamur evopian, grabitja më e madhe historike





VMRO-ja po kundërshton kalimin e mundshëm me “flamur evropian” të ligjeve në lidhje me Korridoret 8 dhe 10 D. Nënkryetari i partisë opozitare maqedonase Vlado Misajllovki, deklaroi se në vend që këto ligje t’i dërgojnë në procedurë të rregullt nëpër organet e Kuvendit ka tendenca për ta kontrabanduar me ligj evropian.

VLADO MISAJLLOVKI, NËNKRYETAR I VMRO-SË

“Dëgjuam se duan të përdorin flamurin evropian dhe të mos diskutojnë. Këto nuk janë ligje reformuese dhe nuk duhet të jenë nën flamurin europian.

Nëse këto ligje hyjnë në fuqi, atëherë do të shohim grabitjen më të madhe në historinë e Republikës së Maqedonisë. Është mirë që Bashkimi Evropian menjëherë deklaroi se ligjet e tilla nuk kanë nevojë për flamur evropian”.

Në anën tjetër, LSDM e akuzojnë VMRO-DPMNE-në se prej dy javësh bën fushatë kundër ndërtimit të seksioneve të korridoreve 8 dhe 10D dhe kundër kompanive Bektel/Enka.

LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË

“Bllokada e VMRO-së dhe Levicës do t’i kushtonte qytetarëve 150 milionë euro dhe 2 vite të tjera të humbura. Nuk do të lejojmë përsëritjen e kaosit si në autostradën Kërçovë-Ohër, të cilën e bëri VMRO. LSDM do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat që këto ndryshime ligjore të miratohen në procedurë të duhur” .

LSDM zotohet për të mposhtur, sipas tyre, bllokadat e VMRO-së dhe Levicës. /SHENJA/