“Më tha do të të vras”, Kiara i përgjigjet Teas: E bën për vëmendje

“Më tha do të të vras”, Kiara i përgjigjet Teas: E bën për vëmendje


Rozë


Gazeta Express

05/05/2023 22:54

Ish-banorja e e Big Brother Vip, Kiara Tito është pyetur mbrëmjen e sotme e ftuar në “Më Lër të Flas”, lidhur me deklaratën e Tea Trifonit, e cila deklaroi po në të njëjtën studio se Kiara bashkë me kunatin e saj e ka kërcënuar me jetë.

Kiara me të qeshur e ka mohuar, duke thënë që kjo bëhet e gjithë për vëmendje nga disa banorë dhe e ka konsideruar këtë veprim të shëmtuar.

Donaldi: Kishim Tean pak më parë dhe tha se burri i tezës së Kiarës më ka kërcënuar.

Kiara: Sështë e vërtetë.

Donaldi: Ishte shume e prekur.

Kiara: Vërtetë?

Donaldi: Po e pyetëm nëse e ke sqaruar me Kiarën, s’kam ça të flas më tha.

Kiara: Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.

/Gazeta Express