Kryetari i KF Lirisë rikthen llogarinë e tij dhe kërkon falje publike

Kryetari i KF Lirisë rikthen llogarinë e tij dhe kërkon falje publike


Sport


Gazeta Express

06/05/2023 22:19

Kryetari i KF Lirisë, Qemal Krasniqi, ka reaguar pas postimit që u bë më herët nga llogaria e tij në “Facebook”, ku u ofenduan rahovecianët, pak pas ndeshjes që Liria e fitoi ndaj Rahovecit në Ligën e Parë.

Krasniqi, përmes atij postimi, bëri një ofendim ndaj rahovecianëve, të cilët i quajti “bugar”, shkruan Gazeta Express.

Pastaj, Krasniqi, duke shfrytëzuar faqen zyrtare të klubit prizrenas, kërkoi falje ndaj Rahovecit, duke u arsyetuar se llogaria e tij në “Facebook” është hakuar.

Tani, ai përmes llogarisë së tij, ka kërkuar falje publike.

Postimi i plotë nga Krasniqi (pa ndërhyrje):

“Të nderuar Rahovecjan , ju qe keni dhën shumë per këtë vend , ju kerkoj falje publike ,sepse dikush per disa orë ka manipulue ne FB tim .

Ato që janë shkruar janë bërë per qellime te ulëta duke u munduar të më prishin imazhin tim.

Respekt per gjithë juve !”