Këta janë lojtarët që Barcelona synon t’i shesë për ta mundësuar rikthimin e Messit

Këta janë lojtarët që Barcelona synon t’i shesë për ta mundësuar rikthimin e Messit


Futboll


Gazeta Express

06/05/2023 9:20

Rikthimi i Lionel Messit në Barcelonë është një ëndërr e klubit dhe tifozëve katalonas.

Argjentinasi përfundimisht do të largohet nga Paris Saint-Germain, por nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën, shkruan Gazeta Express.

Barcelona do të tentojë që të krijojë kushtet e duhura për rikthimin e shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

Katalonasit do të tentojnë të shesin Franck Kessie, Eric Garcia, Ferran Torres, Marcos Alonso dhe Raphinha, me qëllim që të krijojnë fonde për transferimin e Messit.