(VIDEO) Rritja e pagave të funksionarëve kushton 1.3 milionë euro në muaj





Shteti do të duhet të gjejë rreth 80 milionë denarë në muaj për të paguar pagat e reja të rritura të funksionarëve. Ky është vlerësimi i ministrit të Financave, Fatmir Besimi, i cili tha se rritja do të jetë për gati 1000 funksionarë, përfshirë politikanë, prokurorë, drejtorë dhe deputetë.

FATMIR BESIMI

“Nuk kishim si të mësojmë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për 1.00 funksionarë. Ligji përfshin gjykatës, prokurorë, kryetarë komunash dhe drejtorë dhe nevojiten rreth 80 milionë denarë (1,3 milionë euro) në muaj, apo rreth 960 milionë denarë (15 milionë euro) në vit”.

Besimi sqaroi se paratë janë të paplanifikuara dhe do të shkurtohet nga vende të tjera, por nuk thuhet se nga cilët zëra të buxhetit.

FATMIR BESIMI

“Po bëhet riemërtim nga pozitat tjera. Deri në fund të vitit për këtë zgjidhje ligjore do të duhet të zbatojmë ligjin. Çdo institucion duhet të bëjë një llogaritje. Këto para nuk janë në buxhet sepse nuk janë plan i Qeverisë, por vendim i Gjykatës Kushtetuese”.

Edhe pse kishte paralajmërime se do të kishte përpjekje që me vendim të Gjykatës Kushtetuese të mos rriteshin pagat për 78 për qind, kjo nuk ndodhi. Më herët Grubi u ankua se pavarësisht rritjes e kishte pagën më të ulët, ndërsa Bektesi nuk donte të tregonte se sa e ka marrë rogën, pasi siç tha  nuk ka qenë në shkollë. Deri më tani në Kuvend nuk janë propozuar ndryshime në ligj, të cilat do të parandalojnë rritjen enorme të pagave për të zgjedhurit dhe të emëruarit.

/SHENJA/