(VIDEO) BE kërkon shpjegim për vendosjen e flamurit evropian në ligjet e korridoreve





Pasi Qeveria paralajmëroi se pesë ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D do të shkojnë në Kuvend me flamur evropian, televizioni Telma ka kërkuar qëndrim nga delegacioni i BE-së në Shkup, lidhur me përdorimin e këtij mekanizmi për miratimin e ligjeve.

Në përgjigjen e delegacionit, thuhet se shënimi me flamur evropian ka për qëllim të ndihmojë integrimin e vendit në BE dhe për këtë shkak duhet ta ketë për qëllim përputhjen e legjislatives së vendit me legjislativën evropiane.

BASHKIMI EUROPIAN

“Në këtë rast, duket se propozim-ligji nuk ka të bëjë me përputhjen me standardet e tilla. Kemi shprehur shqetësimin tonë deri te autoritetet e vendit dhe kërkojmë shpjegime shtesë. Siç kemi theksuar në raportet e Komisionit për Maqedoninë e Veriut, përdorimi i procedurave të shpejta duhet të kufizohet dhe të zbatohet vetëm kur është e arsyeshme që të avancohet agjenda e BE-së. Nuk duhet të përdoret për shkurtimin e konsultimeve publike ose për zgjidhjen e vështirësive procedurale në shtëpinë ligjvënëse”.

Pas bllokimit të ligjeve të korridoreve nga ana e opozitës në kuvend, qeveria gjeti alternative duke vendosur flamurin europian në 5 projekt ligje me qëllim që ata të kalojnë më shpejt dhe të niset më punë.

Enis Murtezi /SHENJA/