“Më shumë para në bankë se Kurti e Osmani”, pasuria e Konjufcës: Tri banesa, tri parcela toke e shtëpi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022.

Konjufca ka deklaruar në emër të tij: një banesë, një depo dhe një parking, ndërsa: dy banesa të tjera, tri parcela toke dhe një shtëpi i ka deklaruar në emër të prindrërve të tij.

Ai ka deklaruar pasuri të paluajtshem në vlerë prej 67 mijë euro. Ndërsa, ndryshe nga Osmani dhe Kurti, kryeparalamentari ka më shumë para të gatshme, rreth 6 mijë euro.