Boçvarski kërkon të miratohen Propozim-ligjet për ndërtimin e korridoreve





Kryeministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllgaoj Boçvarski në konferencën e përbashkët me ministrat tjerë u shpreh se tani nuk është koha për kalkulime nëse na nevojiten rrugë dhe cilët rrugë na nevojiten më shumë.

“Është e qartë, ose do të jemi udhëkryq dhe rutë kryesore evropiane ose do të jemi qarkore për shkak se vendet tjera në mënyrë të përshpejtuar e modernizojnë infrastrukturën e tyre rrugore:, u shpreh ministri Boçvarski.
Ai theksoi se para disa muajve, pas lobimit me dekada, Qeveria bashkë me Qeverinë e Bullgarisë, Shqipërisë dhe Italisë arritën që Korridorin 8 ta vendosin në hartën e korridoreve kryesore për Ballkanin Perëndimor.

“Kjo nuk do të thotë se këtu ka përfunduar. Përkundrazi, secila qeveri e përgjegjshme duhet të fillojë të tregojë rezultate përmes ndërtimit të rrugëve moderne panevropiane”, u shpreh ministri Boçvarski.
Sipas tij, Maqedonia duhet të ecë drejt perspektivës evropiane me infrastrukturë moderne të re.

“Maqedonia duhet të jetë shtet i rregulluar në mënyrë infrastrukturore, qendër e rajonit dhe një vend më i mirë për të jetuar”, tha ministri duke kërkuar përkrahje nga deputetët të miratohen Propozim-ligjet e qeverisë.