Themelohet Drejtoria e Policisë së Prishtinës



Autori: Gazeta inFokus


16:56 | 04 May 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur të enjten në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas njoftimit, në këtë takim i cili ishte i karakterit njoftues dhe urues, përveç tjerash u diskutuan edhe tema mjaft të rëndësishme në interes të të dy institucioneve, e që rezultojnë direkt në interes të sigurisë së përgjithshme dhe shërbimit ndaj qytetarëve të kryeqytetit.

“Drejtori z. Hoxha, njoftoi kryetarin z. Rama, se me qëllim të avancimit të bashkëpunimit dhe shërbimit ndaj nevojave të qytetarëve dhe vetë kryeqytetit, Policia e Kosovës, në kuadër të strukturës së re organizative, ka themeluar edhe Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit, e cila është në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës” thuhet në njoftimin e Policisë.Krijimi i kësaj drejtorie thuhet se do të ndihmojë dhe do të avancojë bashkëpunimin e mëtejmë ndërinstitucional dhe do të jetë në shërbim ndaj nevojave të qytetarëve të kryeqytetit.

Video e Sponsorizuar