Situatë katasrofike në Ruandë/ Stuhi dhe rrëshqitje dheu, humbin jetën 130 persona





Moti i keq në Ruandë ka shkaktuar të paktën 130 viktima, të cilët u prekën nga rrëshqitjet e dheut dhe shirat masivë.

Rajoni Karongi vendosi të zhvendosë 1440 njerëz nga 370 familje që jetojnë në sektorin Byyushura. Situata mbetet kritike, pasi pasojat janë shumë të mëdha në të gjithë zonën e prekur nga katastrofa.

Shumë shtëpi janë shkatërruar nga stuhitë, ndërsa autoritetet kanë bërë mbledhje urgjente për të përmirësuar situatën aktuale. Ata kanë vendosur që çdo familjeje që ka humbur një person do t’i jepen 100 mijë franga ruandeze, si dhe do të ofrohen ndihma të tjera bazë.

Situata katastrofike është  një fatkeqësi që shkatërroi shumë gjëra, duke përfshirë shumë shtëpi dhe rrugë që izoluan fshatra. Disa nga rrugët kryesore janë të mbyllura, pasi ndërhyrja është e vështirë për momentin.