Garë e ashpër për top-4she në Serie A, kjo është renditja pas ndeshjeve të sotme

Garë e ashpër për top-4she në Serie A, kjo është renditja pas ndeshjeve të sotme


Futboll


Gazeta Express

03/05/2023 23:13

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në kuadër të javës së 33-të në Serie A.

Gara për top-4she vetëm sa vjen e bëhet më
e fortë, shkruan Gazeta Express.

Interi, Lazio, Juventusi e Atalanta shënuan
fitore sot, kurse gabuan Milan e Roma që barazuan.

Tashmë në pozitën e dytë është Lazio që ka
64 pikë, gjashtë më shumë se ekipet që janë jashtë top-4shes.

Në vendin e tretë gjendet Juventusi me 63
pikë, e pasuar nga Interi në vendin e katërt me 60 sosh.

Në pozitën e pestë gjendet Atalanta me 58 pikë, aq sa kanë edhe Milan e Roma në pozitën gjashtë, respektivisht shtatë.